Telegrafi

Momenti kur foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Gjeorgji

Një turmë shpërtheu në brohoritje derisa një foshnje u nxor jashtë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe të shembur pas një shpërthimi në Gjeorgji.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një shpërthim gazi të premten besohet të ketë shkatërruar një pjesë të ndërtesës së banimit në qytetin e Batumit në Detin e Zi.

Pamjet tregojnë një grup njerëzish – përfshirë zjarrfikës dhe banorë lokalë – të grumbulluar rreth një pjese të ndërtesës së shembur.

Turma pastaj shihet duke tërhequr atë që duket një pllakë betoni para se një foshnje, e mbështjellë me një batanije, nxirret nga gropa dhe iu kalua një zjarrfikësi.

Lexo po ashtu Momenti i rrëzimit të një ndërtese shtatëkatëshe banimi në Gjeorgji - ka njerëz nën rrënoja, flasin dëshmitarët

Në një moment emocional, truma filloi të brohoriste teksa pa që foshnja ishte gjallë.

Ndërkohë, një fëmijë gjashtëvjeçar u shpëtua nga një makinë e parkuar pranë ndërtesës së shembur e cila është goditur nga një pllakë e madhe betoni.

Një grua e moshuar u shpëtua gjithashtu nga kati i lartë i bllokut të apartamenteve. Mbetet e paqartë nëse ka viktima nga kjo shembje.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, mbërriti në vendin e shembjes dhe tha se 300 shpëtimtarë po kërkojnë për 10 deri në 15 persona në gërmadha. /Telegrafi/