Telegrafi

Momenti kur forcat proturke në Siri, godasin helikopterin sirian që përfshihet nga zjarri dhe shpërthen në ajër

Një helikopter i qeverisë siriane është rrëzuar nga forcat proturke në perëndim të Sirisë, duke rritur edhe më shumë tensionet në këtë rajon.

Një video amatore shfaq helikopterin e prodhimit rus Mi-17 të përfshirë nga zjarri në afërsi të qytetit Nerab, që së fundmi është futur nën kontroll të trupave të Assadit, transmeton Telegrafi.

Ky sulm ka ndodhur vetëm një ditë pasi pesë ushtarë turq u vranë në një sulm të ushtrisë siriane – duke nxitur Ankaranë zyrtare të zotohet se do të hakmerret dhe sulmojë mbi 115 pozicione të qeverisë së këtij vendi.

Ushtria turke ka bërë të ditur se 101 caqe janë shkatërruar përfshirë tri tanke, mjete të blinduara dhe një helikopter.

E helikopteri i dytë që është rrëzuar sot nga rebelët që përkrahen nga Turqia ka avancuar në drejtim të Nairabit.

Megjithatë videoja e publikuar tregon momentin kur goditet, përfshihet nga flaka dhe në një moment shpërthen dhe bie me shpejtësi të madhe në tokë. /Telegrafi/