Telegrafi

Momenti kur forcat ajrore britanike hedhin në erë kamionin, që po transportonte armë dhe militantët të ISIS-it (Video)

Një video e re e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur forcat ajrore britanike hedhin në erë një kamion që po transportonte armë dhe militantë të ISIS-it në Irak.

Pilotët britanikët po patrullonin në zonat e çliruara nga terroristët, kur hasën në mjetin që po transportonte armë dhe dhjetëra pjesëtarë të ISIS-it dhe kështu menjëherë i futën në shënjestër dhe i hodhën në erë, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar në internet nga Ministria e Mbrojtjes, ku shihet se me sa precizitet raketa godet terroristët të cilët ia kishin mësyrë qytezës Tal Afar, që së fundmi është çliruar me ndihmën e forcave aleate siq janë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Këto ditë janë realizuar shumë sulme ajrore, për të parandaluar transportimin e armëve në këto zona nga militantët e ISIS-it. /Telegrafi/