Site icon Telegrafi

Momenti kur Flora “vrapon” pas mikrofonit, që Teutës të mos i shkojë fjala! (Video)

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, diçka e ngjashme ndodhi mes dy deputeteve që e udhëhiqnin seancën konstituive: Flora Brovina dhe Teuta Rugova.

Në momentin kur Brovina nuk ishte në seancë, deputetja Teuta Rugova mori drejtimin e seancës për ta ftuar deputeten tjetër me të vjetër, për ta drejtuar seancën.

Brovina rikthehet me shpejtësi në seancë dhe ia merr mikrofonin deputetes Rugova, duke i thënë: “U ktheva, këtu jam”.

Me këtë rast, Brovina kërkoi minuta shtesë derisa të ktheheshin deputetët e PDK-së në sallë. /KP/

 

Exit mobile version