Telegrafi

Momenti kur fjalimi i presidentit të Francës ndërpritet nga të shtënat me armë, dy të plagosur (Video)

Dy policë janë plagosur derisa presidenti francez Francois Hollande, po mbante një fjalim para gazetarëve.

Ai ishte duke folur me rastin e përurimit të linjës së re hekurudhore të trenave të shpejtë Paris-Bordeaux në Villognon, kur disa të shtëna armësh ai ndërprenë fjalimin, transmeton Telegrafi.

Raportohet se një pjesëtar i sigurimit aksidentalisht kishte ngre këmbëzën e armës të cilën nuk e kishte pasur në sigurisë, ku si pasojë ka qëlluar veten në këmbë dhe një polic tjetër në gjymtyrën e poshtme.

Në videon e publikuar më poshtë mund të dëgjohen të shtënat e armës, derisa presidenti po mbante fjalimin me rastin e inaugurimit të linjës së re hekurudhore.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Girac për trajtim, por mjaftuan këto të shtëna që të krijojnë alarm paniku, dhe të “mobilizojnë” gjithë personelin që kujdeset për sigurinë e presidentit francez. /Telegrafi/