Ky është momenti rrëqethës kur erërat e forta e këputin një pjesë të kulmit të aeroportit, i cili pas disa sekondave shembet plotësisht derisa qytetarët që rastisën në ato momente vraponin për ta shpëtuar kokën.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në terminalin 2 në aeroportin ndërkombëtar Nanchang Changbei në pjesën lindore të provincës kineze Jiangxi, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë është marrë nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar momentin kur erërat e forta e shkulin kulmin dhe në një moment shembet i tëri.
Kalimtarët e rastit dhe shoferët e veturave vraponin për ta shpëtuar kokën, derisa pjesë të metalta të kulmit binin vazhdimisht në tokë.
Sipas zyrtarëve të aeroportit, për fat të mirë askush nuk është lënduar apo humbur jetën nga shembja e kulmit që ndodhi rreth orë 3:35 sipas orës kohës lokale.
Pamjet e publikuar shfaqin dëmet materiale që janë shkaktuar, ku shumë vetura janë të mbuluara nga rrënojat e kulmit të shembur. Ndërkaq si rezultat i kësaj ngjarje janë anuluar përkohësisht shumë fluturime. /Telegrafi/
WATCH: Part of a roof at China's Nanchang Changbei airport collapsed yesterday afternoon during strong winds https://t.co/VvsrWeFTxd (📹: Weibo) pic.twitter.com/jzcF9oOTSG
— CNA (@ChannelNewsAsia) March 5, 2018
Storm hits ceiling at Nanchang Changbei International Airport in E China. No casualties were reported pic.twitter.com/FYGAJZeAnL
— CGTN (@CGTNOfficial) March 4, 2018
Dramatic video captures moment roof partially collapses at China's Nanchang Changbei airport. Thankfully, no injuries have been reported. https://t.co/8jSFZrL6sC pic.twitter.com/HP0U3uPC7Q
— ABC News (@ABC) March 5, 2018