Enver Sekiraqa të premtën gjatë natës është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, kurse Kallxo.com ka publikuar pamjet e marrjes së Sekiraqës nga shtëpia e tij dhe dërgimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.
Më poshtë mund të shihni momentin kur Sekiraqa dërgohet në burgun e Sigurisë së lartë.