Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron këtë vit në “Eurovision”, ka mbajtur dje (e mërkurë) koncert në sheshin e Tiranës.
Mijëra shqiptarë janë mbledhur dje për të parë nga afër performancën e këngëtares shqiptare.
Ndonëse është rritur në Greqi dhe flet me vështirësi gjuhën shqip, Eleni nuk nguroi që t’i përshëndesë në shqip fansat duke iu drejtuar: “Si jeni? Mirë?”
Ndërkohë, ovacionet në publik kanë qenë të shumta, ndërsa këngëtarja ka filluar interpretimin e hitit “Fuego”.
Foureira arriti që të renditet e dyta këtë vit në festivalin e madh “Eurovision”.
Ajo ka një karrierë të suksesshme në Greqi dhe shpesh është cilësuar si pop diva në këtë shtet.
Koncerti i mbrëmshëm pranë artdashësve të saj shqiptarë, duket të ketë qenë një nga më të suksesshmit në karrierën e këngëtares. /Telegrafi/