Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte afër të shënonte golin e parë në Ligën Premier për ekipin e tij Norëich City.
Rashica ishte afër ta hapte llogarinë e golave të tij në Ligën Premier në takimin e javës së nëntë në udhëtim te Chelsea në Stamford Bridge.
Por, sulmuesi vushtrrias edhe pse fillimisht kaloi portierin Edouard Mendy, nuk arriti ta qojë topin në rrjetë, pasi portieri i Bluve arriti të kthehet dhe t’ia ndal goditjen me këmbë.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 53-të të ndeshjes. Në ato momente rezultati ishte 3-0 dhe një gol i Rashicës do mund të hapte ndeshjen.
Megjithatë, ajo nuk ndodhi dhe në fund Norëich u mposht me rezultat të thellë 7-0 nga Blutë e Londrës.
Rashica vazhdon të mbetet pa gol deri më tani këtë sezon në Ligën Premier, teksa është paraqitur në nëntë ndeshje. /Telegrafi/
@cfc.editzx This guy is actually unstoppable???