Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi, kanë kapur momentin kur një grua në Georgia të Shteteve të Bashkuara, ngritët nga shtrati në orët e vona dhe fillon të shtie me armë në drejtim të tre burrave të cilët ishin futur në shtëpinë e saj, derisa njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend.
Policia e Gëinnett ka publikuar videon, ku shihen hajnat të cilët ishin të armatosur duke ikur nga dera e pasme e shtëpisë, pasi kishin hasë në rezistencë nga e zonja e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që ata ishin futur në shtëpi për të vjedhur gjësende me vlerë, e zonja e shtëpisë kishte dëgjuar disa zhurma dhe menjëherë ishte ngritur nga shtrati e veshur me pizhame, dhe në momentin që i pa të dyshuarit filloi të qëllojë me armë zjarri.
Dy nga hajnat arrijnë të ikin nga vendi i ngjarjes pa ndonjë lëndim, derisa i treti ka mbetur i vdekur në vend pasi njëri prej plumbave që i kishte shkrepur pronarja e shtëpisë e kishte kapur.
Sipas raportit fillestar të policisë, bëhet fjalë për hajnin 28-vjeç Antonio Leeks nga Atlanta që kishte mbetur i vdekur në vend. /Telegrafi/