Telegrafi

Momenti kur e zë dashnoren e burrit, e zhvesh në rrugë dhe e rrah brutalisht (Video, +18)

Në Anhui të Kinës, një grua me miket e saj kanë zhveshur dhe rrahur brutalisht një femër, që besohet se ishte dashnorja e burrit të saj.

Viktima që nuk e ka pjesën e sipërme të rrobave, shihet duke qëndruar në tokë, ndërsa goditet nga grupi i dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Askush nuk afrohet ta ndihmojë këtë femër e cila mbulon fytyrën me flokë, derisa dënesë nga dhimbjet dhe turpi.

Derisa ajo qëndron në mes të rrugës e pafuqishme që të lëvizë, gratë që e sulmojnë dhe kalimtaret e rastit e xhirojnë me kamera telefoni.

Në anë tjetër, në vendin e ngjarjes nuk shihet se vjen ndonjë polic, apo mbrojtës rendi, si dhe nuk dihet si ka përfunduar kjo ngjarje. /Telegrafi/