Në Anhui të Kinës, një grua me miket e saj kanë zhveshur dhe rrahur brutalisht një femër, që besohet se ishte dashnorja e burrit të saj.
Viktima që nuk e ka pjesën e sipërme të rrobave, shihet duke qëndruar në tokë, ndërsa goditet nga grupi i dhunshëm, transmeton Telegrafi.
Askush nuk afrohet ta ndihmojë këtë femër e cila mbulon fytyrën me flokë, derisa dënesë nga dhimbjet dhe turpi.
Derisa ajo qëndron në mes të rrugës e pafuqishme që të lëvizë, gratë që e sulmojnë dhe kalimtaret e rastit e xhirojnë me kamera telefoni.
Në anë tjetër, në vendin e ngjarjes nuk shihet se vjen ndonjë polic, apo mbrojtës rendi, si dhe nuk dihet si ka përfunduar kjo ngjarje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_aWl6MOso6M