Dy të burgosur janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke ikur nga burgu në Georgia të SHBA-ve.
Të burgosurit Shane Joe Saip, 38-vjeq, dhe Willie Ames Driver, 24, ishin të shoqëruar nga gardiani i burgut kur po hidhnin mbeturinat, kur në një moment filluan të vrapojnë drejt, transmeton Telegrafi.
Por, autoritetet menjëherë filluan kërkimet për të arratisurit që janë parë duke u futur në një apartament në periferi të qytetit.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq dy burra duke hedhur mbeturinat në shtëpi, derisa prapa shpinës së tyre qëndronte gardiani. U mjaftoi vetëm disa sekonda huti të gardianit që të arratisen nga burgu. /Telegrafi/