Telegrafi

Momenti kur dy punëtorë bien nga skela në rrugët e Anglisë

Pamjet e momentit tronditës kur skela afër një shtëpie rrëzohet në rrugë duke hedhur dy burra në tokë, kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Dy punëtorët fatmirësisht i kanë mbijetuar rënies dhe skelat janë vendosur menjëherë në vend.

Pamjet e marra nga brenda një automjeti që po lëvizte përgjatë anës tjetër të rrugës, tregojnë strukturën e cila e mbulonte pjesën e përparme të një shtëpie në qendër të qytetit Buckingham të Anglisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pasi një furgon i bardhë e kalon ndërtesën, skela lëviz nga vendi dhe bie në tokë.

Ndërsa dy punëtorët përplasen në tokë, një automjetit gri i duhet ta devijojë veturën për të shmangur goditjen e dyshes.

“Isha i shokuar kur pashë njerëzit të binin në rrugë, por falënderohem që nuk ndodhi dy sekonda më vonë ose do të kishin rënë mbi veturën time”, tha Thomas Ambrose, njëri nga dëshmitarët.

Shkatërrimi i kësaj strukture ndërtimi ishte rasti i fundit në një varg incidentesh tronditëse dhe gazmore të përjetuara nga njerëzit gjatë jetës së tyre të përditshme. /Telegrafi/