Telegrafi

Momenti kur dy persona të armatosur shtien me revole mbi mysafirët në një restorant në Meksikë (Video, +16)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy persona të armatosur hapin zjarr në restorantin Playa Del Carmen në Meksikë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 tjerë

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të dyshuarit zbresin nga veturat, dhe pa ndonjë hezitim fillojnë të shtien mbi turmën e mysafirëve që ishin ulur si në tarracë ashtu dhe brenda lokalit, transmeton Telegrafi.

Pasi kryen “misionin” të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, kurse në mesin e të plagosurve janë gjashtë femra dhe pesë meshkuj.

E sipas prokurorit të shtetit Quintana Roo, sulmi ka të bëjë me krimin e organizuar ku bandat kërkojnë para nga pronarët e lokaleve në këmbim të “mbrojtjes”.

Në video mund të shihen disa prej viktimave se si rrëzohen në tokë pavetëdije, derisa masa bënte të pamundurën që t’i shpëtojë plumbave që fluturonin nga të gjitha anët. /Telegrafi/