Site icon Telegrafi

Momenti kur dy persona djegin makinën e shefit të paraburgimit në Vlorë

Ora News siguron videon ekskluzive ku shfaqen dy persona duke i vënë flakën makinës në pronësi të shefit të paraburgimit Vlorë, Feim Alisinani.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, dy persona i janë afruar automjetit, ndërsa njëri thyen fillimisht xhamin e tij.

Më pas, me anë të benzinës ata kanë djegur automjetin.

Personat duken mjaft të qetë gjatë aktit ndërsa pasi makina shpërthen në flakë ata largohen me vrap nga vendngjarja, raporton Ora News.

Edhe Policia e Vlorës nuk ka ende asnjë të dyshuar apo të ndaluar për këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

“Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“

Exit mobile version