Shoferët e dy motorëve të ujit janë me fat që janë gjallë, për faktin se janë përplasur në mënyrë direkte gjatë akrobacioneve të tyre në ujë – duke bërë që presioni i goditjes t’i hedh lart dhe të përfundojnë në ujë.
Pamjet janë filmuar në një lumë në Ottawa të Ontarios, ku shihen dy motorë uji duke u përplasur drejtpërdrejtë, transmeton Telegrafi.
Videoja fillon kur njëri prej entuziastëve të sporteve ekstreme, rrit shpejtësinë dhe i drejtohet mikut të tij që gjithashtu ishte në motor të ujit.
Pak sekonda më vonë, ata godasin njëri-tjetrin e nga presioni fluturojnë dhe përfundojnë në ujë. Megjithatë dyshja kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/