Disa fotografi të pazakonta tregojnë momentin kur një dre duke tentuar të kapërcej rrugën, përplaset me një çiklist gjatë garës i cili shpëton pa ndonjë lëndim serioz.
Shane O’Reilly 30-vjeç nga Blackrock i Dublinit, i kishin mbetur edhe 10 kilometra nga gara në çiklizëm, kur befasisht u përplas me një kafshë nga parku i Phoenix-it derisa po tentonte të kalonte rrugën, transmeton Telegrafi.
O’Reilly ka deklaruar për televizionin irlandez RTE, se helmeta e tij ishte dëmtuar por që kjo nuk e ka penguar atë të përfundojë garën.
Më shumë se 1.000 persona kanë marrë pjesë në garën e çiklizmit në Dublin, që konsiderohet të jetë strehë e mbi 500 drerëve.
Fotografi Erik Scarggs që ishte në këtë ngjarje sportive, ka arritur të kapë momentin kur dreri përplaset me çiklistin. /Telegrafi/