Donika Gërvalla, kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjerman,i edhe sot nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së.
Në Kuvend janë lejuar të marrin pjesë anëtarë të tjerë të LDK-së, ndonëse nuk kishin ftesa, por jo edhe ajo.
Se Gërvalla nuk do të lejohet të marrë pjesë, ka thënë dje në Info Magazine edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. /Klan Kosova/