Pamjet mahnitëse tregojnë kur disa shoferë të guximshëm e shpëtojnë një ari të vogël, të cilit i kishte mbetur në kokë një kovë e benzinës.
Ariu i vogël u pa në rrugët e zonës së largët siberiane në lindje të Rusisë.
Shoferët ndaluan në rrugë për ta ndihmuar ariun e vogël duke rrezikuar kështu edhe jetët e tyre duke u përballur me një rrezik potencial nga kafsha e frikshme, transmeton Telegrafi.
Sipas disa raportimeve ariu i uritur ishte parë më herët duke kërkuar për ushqim afër Berkakit, në distriktin Neryrngrinsky të Yakutias, rreth 7,600 kilometra në lindje të Moskës.
Pas vaktit “energjik”, kova ngeci në kokën e bishës së vogël, shishe kjo të cilën pastaj ariu nuk mundi ta largonte pa ndihmën e shoferëve. /Telegrafi/