Disa pamje tronditëse të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur një ndërtesë e tërë u shndërrua në rrënoja në një rrëshqitje të papritur të tokës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, struktura tetë-katëshe u evakuua pak para shembjes së saj, por disa sende të banorëve thuhet se janë “varrosur” nën rrënoja.
Në video, ndërtesa mund të shihet ngadalë duke filluar të lëvizë pasi toka nën të “lë vendin e saj”.
Ka të ngjarë që rrëshqitja e dheut të ketë ndodhur si rezultat i reshjeve të dendura të shiut në zonën e cila liroi tokën nën ndërtesë, duke rezultuar në shembjen e saj.
Incidenti ndodhi në rrethin Shimla të shtetit verior të Indisë të Himachal Pradesh më 30 shtator. /Telegrafi/