Telegrafi

Momenti kur deputetët tentojnë ta sulmojnë fizikisht kryeministrin Gjukanoviq (Video)

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi sot nuk zgjati edhe aq shumë, pasi pati tensione dhe kërcënime verbale dhe fizike mes kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe deputetëve të Frontit Demokratikë.

Derisa kryeministri i Malit të Zi po ngjitej në foltore për ta marrë fjalën, deputetët e Frontit Demokratikë e kanë pritur me brohoritje prej më të rëndave duke, e quajtur “Millo hajn”, transmeton Telegrafi.

Por reagimi i Gjukanoviq ishte i menjëhershëm, duke ua kthyer me të njëjtën monedhë dhe duke i quajtur “idiotë”, me ç’rast detyroi kryetarin e Kuvendit, Ranko Krivokapiq, të kërkoj fillimisht pauzë duke shpresuar se do të ftohen gjakrat.

Por me të vazhduar ofendimet verbale, ata iu vërsulen kryeministri malazias duke tentuar ta sulmojnë. /Telegrafi/