Një cunami ka goditur ishujt indonezian Java dhe Sumatara, kurse në internet janë shfaqur video të ndryshme që tregojnë pasojat e tij.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur cunami “merr me vete” një person, derisa uji shkatërronte gjithçka që i dilte përpara, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse personin që e merr me vete cunami ka shpëtuar, ndërsa valët ishin mbi 6 metra të larta dhe ngado që lëviznin shkatërronin gjithçka.
Kujtojmë se deri me tani mbi 300 persona janë raportuar të vdekur dhe njëmijë tjerë të lënduar. Besohet se cunami ishte shkaktuar si pasojë e rrëshqitjeve nënujore mes Javas dhe Sumatrës, duke bërë që vullkani të shpërthen. /Telegrafi/