Një cunami i frikshëm i shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani në Tonga, ka bërë që mijëra njerëz të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
Shpërthimi i vullkanit nënujor në Tonga ndodhi të shtunën, duke shkaktuar një cunami dhe valë prej mbi 1.5 metra, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kompetente kanë urdhëruar evakuimin përgjatë brigjeve të Tongas, ku pamjet e publikuara në rrjete sociale, shfaqin momentin kur dallgët gjigante godasin zonat e banuara.
Këto njëherit edhe ishin pamjet dhe informacionet e fundit, pasi interneti dhe linjat telefonike të shkëputen rreth orës 18:40, duke i lënë 105 mijë banorë pa kurrfarë kontakti me botën e jashtme.
Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo të vdekur në Tonga, kjo për shkak të komunikimi të kufizuar. Tonga gjendet rreth 2.383 kilometra në verilindje të Zelandës së Re.
Madje edhe imazhet satelitore kanë kapur momentin kur ka ardhur deri te shpërthimi i vullkanit, dhe shpërthimi shkaktoi re tymi në 12 mijë metra lartësi mbidetare. /Telegrafi/
When showing off during a tsunami warning goes wrong
#tsunami #Tonga #TongaVolcano pic.twitter.com/13gyJ3HSQZ
— David Harley (@sharkbaitza) January 15, 2022
Tsunami videos out of Tonga 🇹🇴 this afternoon following the Volcano Eruption. pic.twitter.com/JTIcEdbpGe
— Jese Tuisinu (@JTuisinu) January 15, 2022