Philippe Coutinho është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar në Bayern Munich.
Ylli brazilian shkëlqeu në ndeshjen e parë të edicionit të ri në La Liga, ku Barcelona shënoi fitore të thellë 4-0 ndaj Villarealit.
Coutinho ishte asistues tek goli i dytë i shënuar nga Ansu Fati, ku dhuroi një pasim fantastik. Gjithsesi gjatë 70 minutave sa qëndroi në fushë, braziliani dhuroi magji me topin duke rikthyer formën e tij më të mirë.
Për një moment, Coutinho turpëroi edhe gjyqtarin kryesor të ndeshjes Cuadra duke ia futur topin ndër këmbë.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë, ndërsa një gjë të tillë e bëri edhe faqja zrytare e La Ligas. /Telegrafi/
Coutinho nutmegging the referee 🤣🤣pic.twitter.com/6YVzS9nMIh
— GOAL (@goal) September 27, 2020