Site icon Telegrafi

Momenti kur çiklisti Joe Truman pësoi një përplasje të tmerrshme me 72 km/h, mbeti pa ndjenja dhe me një kockë të thyer

Çiklisti anglez, Joe Truman u rrëzua dhe mbeti pa ndjenja pas një përplasjeje të tmerrshme me shpejtësi 45 mph, ndërsa shoku i tij i vjetër Jack Carlin fitoi një medalje argjendi për Skocinë.

Joe Truman u rrëzua pa ndjenja gjatë gjysmëfinales së Lojërave të Commonëealth Keirin.

25-vjeçari pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe gjithashtu pësoi një thyerje të klavikulës gjatë përplasje.

Anglezi u ndoq nga mjekët dhe u dërgua në spital pasi rifitoi vetëdijen pas përplasjes së tmerrshme me një çiklist tjetër.

Ai u rrëzua nga biçikleta e tij me 45 mph apo 72 km/h kur u përplas me australianin MatthewGlaetzer, i cili i kishte rënë përpara.

Kjo është vetëm pengesa e fundit për çiklistin që i kaloi dy vitet e fundit duke luftuar me problemet e shpinës, probleme që e përjashtuan atë nga konkurrenca në Olimpiadën e Tokios. /Telegrafi/

 

Exit mobile version