Telegrafi

Momenti kur Chris Brown arrin në Shqipëri (Foto/Video)

Pak ditë më parë bëri të ditur në llogarinë personale të “Instagramit” se do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown, tek sot ka mbërritur në Tiranë.

Që në momentin e parë që ka zbritur në aeroportin e Rinasit kanë rënë në sy masat e rrepta të sigurisë, ndërsa më pas ai është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se është akomoduar në hotel “Plaza”.Mësohet se reperi i famshëm do të interpretojë në qytetin e Durrësit.

Shqiperiaime.al ju sjell foton e parë të Chris Brown në aeroportin ”Nënë Tereza”.