Giorgio Chiellini fitoi betejën psikologjike gjatë hedhjes së monedhës për gjuajtjen e penalltive, duke e befasuar kapitenin e Spanjës, Jordi Alban.
Gjysmëfinalja e Euro 2020 përfundoi 1-1 pas 90 minutash me golat e Federico Chiesas dhe Alvaro Morata, por duhej vendosur për penalltitë.
Tensioni ishte i lartë për të gjithë në Stadiumin Wembley – përveç Chiellinit, i cili dukej se po kalonte kohën më të mirë të jetës së tij.
36-vjeçari bëri që Alba mos e pranonte edhe aq mirë situatën e hedhjes së monedhës, duke bërë shaka, qeshur dhe duke goditur me tallje kapitenin e Spanjës.
Kur hedhja e monedhës përfundoi, Chiellini fitoi, dhe më pas filloi të buzëqeshte, pasi kishte marrë anën se nga do të gjuheshin penalltitë.
Është e sigurt të thuhet, spanjolli dukej mjaft i bezdisur nga qasja, pasi veprimet e veteranit Azzurr treguan se sa herë ai ka qenë në këto situata më parë.
Goditja e Manuel Locatelli u prit, Dani Olmo gjuajti mbi portë dhe Gianluigi Donnarumma stopoi penalltinë e Moratas para se Jorginho të shënonte me qetësinë më të madhe në botë. /Telegrafi/
chad chiellini vs the virgin alba https://t.co/LhmhXx1e1t
— skrrrt (@ecydroF) July 7, 2021
the virgin jordi alba vs the chad chiellini https://t.co/ON8q3gEDzJ
— guadi (@guadialvarz) July 6, 2021