Telegrafi

Momenti kur burri i panjohur tenton ta kidnapoj një vajzë të vogël (Video)

Një video e publikuar në internet nga policia, paralajmërohen të gjithë prindërit që të jenë më të vëmendshëm me fëmijët e tyre, pasi një vajzë e vogël për pak sa nuk është kidnapuar në Brisbane të Australisë.

Pamjet e publikuara nga policia e Queenslandit, shfaq një nënë e cila parkon veturën para hotelit Emerald,dhe fut njërin fëmijë brenda hotelit ku ishte organizuar një aheng për ditëlindje, transmeton Telegrafi.

Nëna dhe njëri djalë i saj shihen duke u larguar nga parkingu i hotelit, derisa 8-vjeçari tjetër mbetet i ulur brenda veturës. Ndërkaq afër tyre parkohet një veturë tjetër e bardhë, e cila në një moment hap derën dhe tenton ta kidnapoj fëmijët.

Por kur një burrë shfaqet befasisht në parking, rrëmbyesi dorëzohet dhe heq dorë nga misioni i tij i dështuar, ndërkaq policia është duke u bërë thirrje të gjithëve që t’i ndihmojnë në identifikimin e atentatorit. /Telegrafi/