Telegrafi

Momenti kur burri nokauton femrën në prezencë të dhjetëra kalimtarëve (Video, +18)

Një burrë i dhunshëm ka sulmuar një vajzë të re, vetëm disa orë pasi ishte takuar me të në një festival të muzikës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur ai e godet para një lokali në plazhin Venice në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Në video shihen dyshja duke u larguar nga lokali, derisa vajza po ecte prapa tij ai befasisht kthehet dhe e godet me gjithë forcën në fytyrë, me ç’rast ajo përfundon me fytyrë në tokë.

Por kalimtarët e rastit reaguan menjëherë duke u munduar ta ndalojnë, por as ata nuk arritën pasi largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0KI-yyj8yX0