Gjakderdhja më e madhe gjatë luftës civile në Siri ka ndodhur në qytetin që dikur ka qenë krenaria e këtij vendi – Aleppo.
Bombardimet e përditshme në këtë qytet pothuajse e kanë shkatërruar atë, dhe civilët të cilët nuk arritën të largohen nga aty dhe e gjejnë vetën në mes zjarrit dhe fraksioneve ndërluftuese.
Edhe pse lufta po zgjat tash e pesë vjet, situata nuk është qetësuar asnjëherë.
Në një video që është publikuar nga një organizatë bamirëse me seli në Paris, e cila ndihmon civilët në Siri, shihet se si operativët ndihmojnë civilët e plagosur që janë të shtrirë në tokë dhe janë tërësisht të mbuluar me gjak.
Në video shihet se çfarë ndodh kur një bombë shkatërron një ndërtesë, kur pastaj copëza e betonit “fluturojnë” gjithandej dhe u bien pjesëtarëve të organizatës drejtë në makinën e tyre duke i thyer xhamin e veturës, por edhe duke i lënduar, transmeton lajmi.net.
Edhe pse jeta e tyre ishin në rrezik, edhe pse u plagosën, dy djemtë e kësaj organizate vazhdojnë që në mesin e një tymit dhe pluhurit të madh të gjejnë të plagosurit, e për t’i ndihmuar. Ata gjejnë edhe fëmijë të plagosur.
Aleppo është qytet me rëndësi strategjike në Siri, si për rebelët e ushtrisë së Asadit, ashtu edhe për luftëtarët e Shtetit Islamik.