Telegrafi

Momenti kur boksierit i thyhen dy dhëmbë gjatë duelit (Foto/Video)

Badou Jack dhe James DeGale kanë dhuruar një spektakël gjatë duelit në përballjen e peshave super të mesme në New York.

Dy boksierët treguan fuqinë e tyre në meçin prej 12 raundesh, ndërsa në fund gjyqtarët e kishin të vështirë ta përcaktonin fituesin.

Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi përballjen 114-112 për britanikun (DeGale), ndërsa tjetri ishte për barazim 113-113. Kjo do të thotë se të dy boksierët i mbajnë titujt e tyre.

DeGale mbeti pa dy dhëmbë

Një nga momentet interesante ishte kur DeGale pësoi një lëndim serioz, duke dëmtuar timpanin e veshit dhe iu thyen dy dhëmbë.

Pas vendimit të gjyqtarëve për barazim, DeGale menjëherë ka kërkuar ri-meç kundër Badou Jack. /Telegrafi/