Besa Gashi është kthyer dhjetë vite në kohë duke kujtuar momentin kur u shpall më e bukura në Kosovë.
Ajo ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram” duke treguar momentin kur mori titullin “Miss Kosova”, transmeton Telegrafi.
Që nga viti 2006 Besën e pamë në disa sete fotografike dhe klipe muzikore, por jo me ndonjë projekt të saj siç bëjnë zakonisht ato që fitojnë kurorën e më të bukurës.
Besa është e martuar me Albert Krasniqin dhe nga martesa e tyre kanë një vajzë./Telegrafi/