Telegrafi

Momenti kur babait i rrëshqet e bija trevjeçare nga supet dhe përfundon poshtë shkallëve elektrike (Foto/Video, +18)

Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Malajzi, kanë kapur momentin rrëqethës kur vogëlushja trevjeçare bie nga supet e babait të saj në hapësirën mes shkallëve lëvizëse.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Malajzisë, kurse mediat pas këtij aksidenti kanë raportuar se vogëlushja është në gjendje kritike dhe se po jeton për jetë, transmeton Telegrafi.

Në qendrën emergjente, kanë bërë të ditur se vajza ka pësuar frakturë në kafkë si dhe gjakderdhje të brendshme.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta para se të mbyllej qendra tregtare, derisa sipas policisë lokale, babai i vajzës kishte mbetur i shokuar me faktin se nuk do të mund ta shpëtojë të bijën e cila në ato momente po rrëzohej.

Për shkak të pakujdesisë, babai i vogëlushes mund të dënohet me burg deri në 10 vite. /Telegrafi/