Kalimtarët në Brazil i mbijetuan një incidenti të frikshëm, pasi një avion i vogël u përplas në rrugët e një qyteti.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, piloti Fabio Reis dhe pasagjeri i tij Alessandro Cunhago, 33 vjeç, ishin në gjendje të shpëtonin kur avioni zbriti në Guabiruba, pas një dështimi të motorit.
Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë se si avioni përplaset në një kënd të rrugës, duke goditur në mur, ndërsa thyhet në disa pjesë.
Një grua e cila shihet duke ecur afër zonës, ishte në padijeni për atë se çfarë po e priste, me këtë rast kthehet e tronditur kur e dëgjon avionin pak para se të arrinte në tokë.
Në pamjet e mëposhtme, një burrë mund të shihet duke u trajtuar nga mjekët përpara se të futet në makinën e ambulancës.
Dëshmitarët e rastit thonë se pjesëtarët e avionit ishin me fat që shpëtuan të gjallë, pasi avioni nuk u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/