Site icon Telegrafi

Momenti kur autoritetet – me shpërthim të kontrolluar – shembin nëntë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Nëntë ndërtesa banimi të dëmtuara nga tërmeti u shkatërruan me eksploziv në qytetin turk Malatya.

Për shembjen e ndërtesave 15-katëshe u përdorën 1.660 kilogramë eksploziv.

Para kësaj janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet sesi ndërtesat, të dëmtuara rëndë dhe të evakuuara pas tërmetit të 6 shkurtit, bien brenda pak sekondash nga shpërthimi.

Ndërtesat binin njëra pas tjetrës, e më pas ngritet një re e madhe tymi.

Ndryshe tërmetet e fuqishme shkatërruan juglindjen e Turqisë në shkurt, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona, derisa dëmi material vlerësohet se kap shumën e mbi 100 miliardë dollarëve, shkruan Reuters.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën qendrore të Turqisë dhe veriperëndimin e Sirisë.

Sipas qendrës amerikane sizmologjike USGS, tërmeti katastrofik goditi në ora 4:17 minuta të mëngjesit në një thellësi prej afro 17.9 kilometra. /Telegrafi/

https://twitter.com/info1Armenia/status/1703831250224779713?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1703831250224779713%7Ctwgr%5E032c190ed6756cd71ef41d16e1332ddbeefde9cf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4245442%2Fsoliteri-pali-kao-kule-od-karata

 

Exit mobile version