Site icon Telegrafi

Momenti kur Armando Broja freskoi lojën e Chelseat dhe fitoi penalltinë

Armando Broja është pothuajse më meritori për pikën që Chelsean e fitoi ndaj Manchester United.

Derbi i zhvilluar në “Stamford Bridge” në kuadër të javës s 13-të në Ligën Premier përfundoi 1-1.

Derisa pjesa e parë nuk prodhoi gola, fundi i takimit ishte më dramatik, derisa në minutën e 79-të Armando Broja u inkuadrua në fushë në vend të Raheem Sterling.

Pa kaluar as dhjetë minuta, sulmuesi shqiptar ia doli të fitonte penallti për Blutë, pasi Scott McTominay bëri ndërhyrje ndaj tij dhe gjyqtari dha penallti.

Nga pika e bardhë, Jorginho (87’) u tregua i saktë për rezultatin 1-0.

Por, Chelsea nuk ia doli të mbante këtë epërsi, pasi Casemiro shënoi në minutën e 90+4-të, duke i mohuar Brojës kështu një impakt të plotë në lojën e skuadrës së tij.

Mirëpo, është e pamohueshme loja që bëri reprezentuesi i Shqipërisë për aq minuta sa luajti, duke futur nën presion mbrojtjen e Unitedit, edhe pse në fund ndeshja përfundoi pa fitues. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9200qJjs8X0&ab_channel=ArmandoBroja18

Exit mobile version