Modelja, prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, po shijon një eksperiencë të re në spektaklin “Dance With Me”.
Ajo tashmë e ka sfiduar veten në kërcim, ndërsa gjatë kësaj kohë është përfolur tejet shumë në media.
Së fundmi në provat për puntatën e javës së kaluar në “Dance Albania”, bukuroshja e njohur është përballur me një incident.
Derisa kërcen së bashku me partnerin, asaj i është grisur kostumi teksa u shfaq si ‘Catwoman’ tërësisht në lëkurë.
Siç shpjegoi gjatë pjesës hyrëse këtë të hënë, ajo u shpreh se kjo ndikoi edhe në performancë, për shkak se kishte frikë se mos i ndodhte si në prova.
Por edhe nëse do t’i grisej sërish kostumi, Ademaj shtoi se nuk do ta ndalte performancën.
“Duke qenë se ka qenë një kostum shumë i ngushtë edhe një lëkurë, bëri që pantallonat e mia qysh në prova atë herën e parë kur e kisha atë uljen, m’u grisën. U desh të zgjasja këmbët dhe kur e bëra në spektakël e bëra me këmbë jo shumë të zgjatur se e kisha mendjen mos po më grisen tani. Do të vazhdoja, edhe po të dilja me pantallona të grisura nuk do të kisha plan për ta ndalur”, u shpreh ajo. /Telegrafi/