Telegrafi

Momenti kur Arbër Zeneli turpëroi Fabian Ruizin me një driblim magjik në ndeshjen ndaj PSG-së

Arbër Zeneli pati një paraqitje të mirë individuale në ndeshjen e Stade Reims ndaj Paris Saint-Germain.

Reims ka luajtur baras 0-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e javës së 10-të në Ligue 1.

Në këtë ndeshje për 79 minuta luajti edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.

Zeneli pati një paraqitje të mirë individuale duke krijuar disa raste për gol.

Megjithatë, momenti më i mirë për të erdhi kur turpëroi spanjollin Fabian Ruiz me një driblim.

Ylli i Kosovës mori një top afër rivënies këndore dhe shpërtheu drejt portës duke ia futur topin mes këmbeve Ruizit.

Megjithatë, goditjet e tij të fortë dhe të saktë e ndali portieri italian, Gianluigi Donnaumma. /Telegrafi/

@noakurzaspam

LE PETIT PONT DU JOUUUUR #foot #psg #ligue1

♬ son original – Noa Kurzawa 2