Dy astronautët i kanë shpëtuar vdekjes pasi anija kozmike pësoi defekt gjatë fluturimit për në stacionin hapësinor ndërkombëtar, duke detyruar ata të bëjnë ulje emergjente edhe pse po lëviznin në një moment me 4,970 milje në orë.
Astronauti amerikan Nick Hague dhe ai rus Aleksey Ovchinin u detyruan ta ndërpresin misionin e tij, kur fluturakja Soyuz pësoi defekt në 50 kilometra lartësi, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ata kanë aterruar pa ndonjë problem në Kazakistan, ku u detyruan që me forcën shtytëse 7G të zbresin në tokë.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur nga anija kozmike fillon të dalë tym i zi, dhe astronautët që ishin brenda shkunden nga dridhjet e fluturakes që po zbriste me shpejtësi të madhe.
Në ato momente ata po fluturonin në 50 kilometra lartësi mbi Tokën, kurse për të zbritur shëndoshë astronautët përdorën kapsulën me parashutë që ishte dizajnuar qysh në vitet e 60-ta. /Telegrafi/