Telegrafi

Momenti kur anija gjigante përplaset me një më të vogël në portin e Venedikut (Video)

Është publikuar një video me të cilën pretendohet se tregon momentin kur anija gjigante përplaset me një anije tjetër turistike në portin e Venedikut, ku shihet se si qytetarët ikin në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Videoja e filmuar nga anija shfaq situatën kaotike të krijuar, pasi anija gjigante i afrohet asaj më të vogël e në sfond dëgjohet sirena që paralajmëronte përplasjen, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat italian, të paktën pesë persona janë lënduar, por për fat të mirë bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Njëri prej tyre është lënduar brenda anijes, kurse katër tjetër ishin në anijen më të vogël që kishte 130 turistë.

Sipas kompanisë MSC, anija kishte problem në motor derisa po i afrohej me shpejtësi portit në Venedik të Italisë. Anijet e vogla ishin munduar t’ia ndalin hovin duke e tërhequr me litar, por pa sukses.

“Ky incident ka treguar më së miri se si anijet e mëdha nuk guxojnë më të kalojnë nëpër kanal”, ka shkruar në Twitter edhe ministri i Komunikacionit, Danilo Tonineli. /Telegrafi/