Site icon Telegrafi

Momenti kur anija më e madhe në botë që peshon 227 mijë tonelata, përplaset në platformën e betonit pranë portit në Xhamajka

Anija më e madhe në botë është përplasur në platformën e betonit në port në Karaibe.

Harmony of the Seas është përplasur në platformën e betonit në Falmouth të Xhamajkës, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin anijen gjigante e cila përplaset në platformën e betonit,derisa kapiteni bën të pamundurën që e tërë anija të mos përfundojë në port e shkatërruar.

Madje pushuesit që ishin në anije dëgjohen duke bërtitur pas përplasjes – që për fat të mirë nuk shkaktoi ndonjë viktimë.

Zyrtarët e kësaj anije thonë se për shkak të madhësisë, ishte thjesht një dëm kozmetik që riparohet për pak ditë.

Fjala është për anijen që peshon 227 mijë tonelata, që alarmoi autoritetet në Xhamajka. /Telegrafi/

Exit mobile version