Akil Gjakova është kampion i ri i Evropës në xhudo, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë.
Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.
Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me ‘wazari’ në kohën shtesë për të fituar të artën evropiane në kategorinë deri 73 kg.
Për Akilin është suksesi më i madh në karrierën e tij deri më tani.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka e cilësuar Akilin si “Mbreti i Evropës”.
Kjo është medalja e parë elita për meshkuj, pas shumë medaljeve të fituara nga xhudistet tona. /Telegrafi/