Asistenti i Ismet Munishit, Agim Maliqi ishte ngutur paksa në takimin që Ballkani e humbi 4-3 ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.
Skuadra nga Theranda ishte duke fituar 3-0 ndaj mitrovicasve në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës, por më pas ndodhi befasia.
Kur Ballkani shënoi edhe golin e tretë, Maliqi bëri me shenjë se takimi aty kishte përfunduar.
Mirëpo, Trepça ’89 nuk u dorëzua deri në fund, duke shkaktuar befasinë më të madhe në elitën e futbollit kosovar në këto vitet e vitet e fundit.
Bissmark që realizoi het-trik dhe Rilind Nimani, u përkujdesën që të përmbysinin epërsinë e Ballkanit, duke marrë kështu tri pikë të mëdha në fund.
Përveç pikëve të arkëtuara, Trepça ’89 me gjasë do të lë një shije të hidhur te Ballkani dhe ndihmës trajneri edhe për një kohë të gjatë.
Maliqi me gjasë nuk e ka pritur që Ballkani do të pësonte një humbje kaq turpëruese, duke ditur se kishin epërsinë prej tre golave. /Telegrafi/