Telegrafi

Momenti kur aeroplani i vogël përplaset në qendrën e fëmijëve me autizëm në Florida, raportohet për dy të vdekur (Video, +18)

Dy persona kanë humbur jetën, kur një aeroplan i vogël u përplas në qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm në Florida të SHBA-ve.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur aeroplani përplaset dhe shpërthen një zjarr i madh, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:300, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar për rreth një orë që ta lokalizojnë zjarrin.

Në momentin e përplasjes së aeroplanit brenda ndërtesës kanë qenë gjashtë fëmijëve dhe mësuesja e tyre, por për fat asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

“Kemi ndjerë se ndërtesa disi po lëvizte dhe menduam se ndonjë veturë është përplasur. Por, shpejt shpërtheu një zjarr, kurse mësuesja i mori afër vetes fëmijët me qëllim që ta kenë më të lehtë daljen nga ndërtesa”, ka deklaruar drejtori i kësaj qendre.

Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona që ishin brenda aeroplanit, njëri prej tyre ishte edhe pronar i aeroplanit. Identiteti i tij është zbuluar nga policia – bëhet fjalë për Eladio Markez. /Telegrafi/