Ekipet emergjente të Spanjës kanë pranuar një numër të madh të telefonatave, lidhur me rrëzimin e një aeroplani që i përket forcave ajrore të këtij vendi.
Aeroplani është rrëzuar në det në juglindje të bregut spanjoll, në afërsi të pushimores Manga de Mar Menjor, transmeton Telegrafi.
Ekipet emergjente kanë njoftuar në Twitter, se barka të shumta janë nisur në vendin që dyshohet se mund të jetë rrëzuar aeroplani.
Një video që po qarkullon në internet besohet se shfaq momentin, kur aeroplani rrëzohet në det me një shpejtësi shumë të madhe. /Telegrafi/
https://twitter.com/breakingavnews/status/1165916508586987526