Telegrafi

Momenti kur aeroplani rus fluturon shumë afër aeroplanit amerikan mbi Detin e Zi (Video)

Aeroplani ushtarak i marinës amerikane derisa po fluturonte në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, ka hasur në një aeroplan luftarak rus, ku piloti kreu një manovër të rrezikshme, kanë njoftuar tre zyrtarë të ministrisë amerikane të mbrojtjes, raporton CNN.

Aeroplanët fluturuan afër njëri-tjetrit për më shumë se 25 minuta, ku aeroplani rus SU-27 i kaloi pranë fluturakes amerikane të tipit EP-3, transmeton Telegrafi.

Ky incident turbulent është raportuar pasi që ekuipazhi i aeroplanit amerikan EP-3 aterroi në aeroplanmbajtëse.

Sikur kjo të mos mjaftonte, piloti i SU-27 ka bërë një manovër të rrezikshme duke shkaktuar turbulencë tek ekuipazhi i aeroplanit amerikan.

“Ky fluturim shumë afër aeroplanit tonë ishte i pasigurt, duke ua rrezikuar jetën ekuipazhit dhe pilotit”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane. /Telegrafi/