Një aeroplan i cili supozohet të ketë pasur problem me motor është rrëzuar mbi një qendër tregtare në afërsi të aeroportit Esedon në Melburn, Australi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtij aksidenti, me fatalitet e kanë pësuar pesë persona – piloti australian dhe katër shtetas amerikan.
Për fat të mirë, në qendrën tregtare ku është rrëzuar aeroplani, nuk ka pasur të lënduar, pasi që në momentin e aksidentit, ajo ka qenë e mbyllur.
Aeroplani i vogël, bëhet e ditur se u rrëzua pak pasi ishte ngritur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=J0Oj1-g_f8o