Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshent qëllohet për vdekje në Bronx të New Yorkut, dhe atë në mes të ditës.
Pamjet e publikuara nga ABC 7, shfaqin momentin kur i dyshuari qëllon 16-vjeçarin James Solano para një dyqani, transmeton Telegrafi.
I dyshuari nxjerr nga palltoja revolen dhe pret që adoleshenti të kalojë pranë ti dhe pa u menduar dy herë e qëllon në qafë, ku si pasojë menjëherë rrëzohet në tokë.
Solano që jetonte jo larg vendit ku është vrarë, ishte dërguar me urgjencë në spital – por atje mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e tij.
Viktima dhe sulmuesi shkëmbyen fillimisht disa fjalë dhe më pas erdhi deri te e shtëna fatale, ndërsa motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta. /Telegrafi/