Gjatë një prej shfaqjeve të fundit në The Colosseum në Las Vegas, Adele harroi fjalët e “I Drink Wine” nga albumi i saj i 30-të dhe kërkoi ndihmë nga publiku.
Pasi interpretoi disa fjalë të këngës, ajo ndaloi për një moment dhe tha: “Kam harruar tekstin”.
Ajo filloi të qeshte para turmës dhe më pas i kërkoi një fansi që ta ndihmonte për tekstin.
Adele forgot I Drink Wine’s lyrics last night. #WeekendsWithAdele pic.twitter.com/uMWJVnRO6D
— Adele Daily (@adeledailynet) June 18, 2023
“Në rregull, le ta fillojmë sërish”, tha krijuesja e një sërë hiteve teksa të qeshurat nuk po ndalonin.
35 vjeçarja ka pasur disa momente mjaft të paharrueshme gjatë turneut të saj botëror.
Kjo ndërkaq është hera e tretë në turne që Adele harron tekstet e këngëve të saj.
Gjatë një prej paraqitjeve në Danimarkë, ajo harroi fjalët e “Rolling in the Deep”.
Dhe para kësaj, ajo ngatërroi gjithashtu edhe tekstin e këngës “I Miss You”. /Telegrafi/